Rrëzohet një avion në Ukrainë. Ngjarja ka ndodhur në jug të vendit dhe sipas BBC raportohet edhe për viktima.
Aeroplani është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës.
Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.
Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.
Ministria e Mbrojtjes ruse tha sot se 58 objektiva ushtarake u goditën në Ukrainë gjatë natës, duke përfshirë bazat ushtarake, ku ruheshin karburantet dhe pajisjet ushtarake.
Ministria tha se goditi gjithashtu tre objektiva me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes kundërajrore S-300. Por nuk përmendi avionin në fjalë.
/a.r