• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një armë që e shkrepën shumë duar

by Lorenc Vangjeli
08/10/2025 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Këmbëzën e pistoletës që qëlloi gjyqtarin e shkeli një individ i vetëm, por pistoletën e tij e mbajtën në duar shumë e shumë protagonistë të tjerë. Janë bërë bashkë në krim personazhe politikë, individë të tjerë pa emër, akte të vjetër politikë dhe akte të miratuara rishtaz, halle të hershme dhe të rishpikura sërish nga hiçi. Atë armë e mbajti në duar dhe e mban sërish njëlloj gati për ta shkrepur një shoqëri e tërë e frustruar, e nervozuar, shpesh hipokrite e po aq shpesh edhe e pafajshme, edhe viktimë, edhe agresore. Një shoqëri që ka nevojë për drejtësinë e refuzuar, por që refuzon ta pronojë drejtësinë kur i del kundër interesit.

Nëse ngjarja tragjike e gjykatës së apelit të Tiranës do të shihej vetëm si lajm i kronikës së zezë, atëherë askush nuk do të kuptonte asgjë. Karikatori i armëve do të ishte sërish i mbushur dhe urrejtja do të zbrazet lehtësisht mbi shënjestra të tjera. Shkaqet e asaj drama të pashembullt nuk janë rrjedhojë e mungesës së policisë në ambientet e gjykatës, as e dedektorit defektoz të metalit në hyrje. Ajo e të tjera si ato nuk shmangen nga dorëheqje të mundshme nga politika dhe as nuk minimizohen nga korre solidariteti e pozash shërruesish që mallkojnë. Mitra e urrejtjes është gjithmonë me barrë. Sa kohë që Perëndia në Tiranë ka vetëm një emër dhe quhet Lek, sa kohë që moralin e përcakton paraja, me të cilën mund të blesh gjithçka, nga diploma e universitetit e deri tek vendimi i gjykatësit dhe votës së politikanit, aq kohë edhe shkrepje të tilla të armës reale nuk do të jenë aksidentale.

Akti terrorist i vrasjes së gjyqtarit është shumë më i thellë dhe ka shumë më shumë protagonistë sesa individi që qëlloi me armë, i cili ishte vetem 4-5 vjeç kur nisi procesi që shpresonte se do ta bente të pasur, por që e shndërroi në vrasës 25 vjet më pas kur e humbi.

Terrori i në gjykatë zë fill që me një ligj kriminal si ai 7501. Ai ligj as nuk njohu pronën e vjetër, as nuk e kompesoi atë dhe as nuk i dha siguri juridike pronarit të ri, i cilinë shumicën dërmuese të rasteve, ishte thjesht grabitës. Padrejtësitë e vjetra u shtuan me padrejtësi të reja. Bashkëjetesa e çuditshme mes këtyre dy koncepteve është në rrënjën e kriminalizimit jo thjesht të individëve, por të të gjithë shoqërisë. Ato janë pasuar nga ligjet elektorale kriminale për legalizimet, të bëra vetëm për hir të votës, por jo për të zgjidhur problemin. Bashkë me hapësirat e pafundme për korrupsion të strukturave shtetërore, në linjë vertikale që me lehtësi kriminale shpiknin në këmbim të parave pronarë aty ku nuk kishte dhe vrisnin atë që kishte.

Bashkaksionere në krim është politika. Janë njerëzit që janë votuar për të qeverisur ekzekutivin, legjislativin dhe opozitën, por që kanë bindjen se mund të jenë gjykatës të epërm të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Se janë të aftë të ndajnë në çdo çështje të mirën nga e liga, të drejtën nga e shtrembëra, kur në rastin më të mirë, janë vetëm palë e në rastin më të keq, janë klientë të drejtësisë. Sulmet që i bëhen sistemit nuk mund të zgjidhen nga jashtë, por vetë sistemi është i detyruar të gjejë zgjidhje.

Reforma në drejtësi, është gjithashtu instrumenti që nuk solli frutin e premtuar. Për shqiptarin e zakonshëm reforma është vetëm SPAK-u: Dëno e merri paratë atyre që kemi votuar, duartrokitur e adhuruar! Nuk ka rëndësi si, por vetëm plasi brenda në burg dhe merru çdo qindarkë! Kjo filozofi që do ndëshkim, duke refuzuar individin dhe të drejtat e tij, është po aq kriminale dhe idiote sa dhe vetë padrejtësia në thelb. Kurse për shqiptarin tjetër, atë që endet me dekada në procese civile, atë që e harrojnë në qeli për një gardh pa leje apo një cigare hashash, reforma është instrumenti radikal që ju shton hallin mbi shpinë dhe i shkatërron jetën. Drejtësia e ardhur me vonesë, është thjesht padrejtësi e re.

Arma fatale është shkrepur edhe nga vetë njerëzit e sistemit. Qeverisja e gjyqësorit po dëshmohet si një arkitekturë “interesante”, por jo funksionale. Eshtë makina e duhur, por me shoferë që nëse nuk e kanë harruar zanatin e vjetër, i janë rikthyer atij me të njëjtin zell duke demonstruar po të njëjtat simptoma të sëmundjeve dhe traumave që kanë pushtetet e tjera në Shqipëri. Duke nisur me arrogancën, korrupsionin e duke mos mbaruar me paaftësinë. Djajtë nuk bëhen ëngjëj, kurse ëngjejt bëhen lehtësisht djaj.

Po kështu, gjithë personazhet e sistemit, të frustruar nga një proces vettingu që shpesh demonstroi standarte të shumëfishta, që kaloi edhe deve në vrimën e gjilpërës, tashmë kanë fituar sigurinë e të paprekshmëve dhe të pagabueshmëve. “Eshtë rradha jonë tani…”, si çdo pushtet që nuk kufizohet dhe kontrollohet, tani ata që duhet të ishin zgjidhja e problemit, po rishndërrohen sërish në problemin për tu zgjidhur. Dhe kjo është pikërisht arsyeja e para që i çon në mëkat. Madje edhe në vetëvrasje. Edhe në vetëvrasje me armën që e drejton dikush tjetër. Por kësaj here duke lënë si viktimë jo vetëm togën e një gjykatësi, por një shoqëri të frustruar dhe të dështuar. Dhe fatkeqësisht, shumë shpesh të kriminalizuar në moral. Që duke deheroizuar heronjtë, shpall heronj kriminelë të pasur!

Next Post
Ndeshja me Serbinë, Broja: Kemi shanse maksimale për Botëror, të luftojmë deri në fund

Ndeshja me Serbinë, Broja: Kemi shanse maksimale për Botëror, të luftojmë deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In