• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

(Me rastin e 25-vjetorit të miratimit të Kushtetutës)

by Aurela Anastasi
28/11/2023 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Aurela Anastasi

Më 28 Nëntor të këtij viti, ditën e pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Kushtetuta e Shqipërisë mbush 25 vjet. Me përjashtim të Kushtetutës së vitit 1946, e cila vendosi regjimin komunist në Shqipëri, asnjë Kushtetutë tjetër nuk i kishte kaluar një çerek shekulli. Është kjo një shenjë e vijimësisë së proceseve demokratike, por edhe e një tranzicioni të gjatë e të vështirë drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Një analizë e identitetit që ka krijuar Kushtetuta në këto 25 vjet, do të shërbente për zbatimin e saj, veçanërisht në kuadrin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E rëndësishme është të analizohet se si kushtetuta i jep këtij vendi një identitet kushtetues. Kjo qasje buron që nga mendimi aristotelian “…i cili këmbënguli se identiteti i një shteti nuk varej nga karakteristikat e tij fizike, por nga Kushtetuta e tij”. (Rosenfeld 2016)

Aktualisht, identiteti kushtetues, është një nga çështjet më prizmatike në teorinë e të drejtës kushtetuese, për të cilën konstitucionalistët ende vijojnë të debatojnë, pa arritur në një përkufizim. Në një kuptim juridik, “…identiteti u referohet parimeve themelore të një kushtetute dhe strukturës bazë të rendit që ajo harton;…”. (Dietter Grim, 2022) Ky këndvështrim lidhet me doktrinën e mbrojtjes e parimeve themelore të Kushtetutës sidomos përgjatë amendimit të saj. Lidhur me këtë, shqetësimi kushtetues lidhet me ndryshimet e shpeshta, sidomos kur ato janë kryer për shkak të oportunitetit politik dhe pa një proces konsultimi të gjerë.

Një qasje tjetër përket me trashëgiminë kushtetuese. Në këtë aspekt, veçojmë se Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka trashëguar kushtetutat pararendëse. Mund të rilidheshim disi me trashëgiminë që la Këshilli i Shtetit, si organi që ushtroi kontrollin paraprak të pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën (1929-1944),  por edhe kjo trashëgimi është e mbuluar nga harresa.

Një sërë çështjesh të tjera të identitetit kushtetues ngrihen në lidhje me zbatimin e Kushtetutës, për të cilën ka shumë debat. Por të gjitha gjetjet na shpien tek parimi i efektshmërisë së zbatimit dhe respektimit të saj, për të cilën kemi pasur mjaft sfida që nuk janë kapërcyer ende.

Në këndvështrimin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, Kushtetutën e Shqipërisë mund ta trajtojmë në grupin e “kushtetutave me identitet tejkombëtar”, bazuar në teorinë e konstitucionalistit amerikan Michael Rosenfeld (2016). Identiteti tejkombëtar është i dukshëm në Kushtetutë, krahas karakterit të saj ndërkombëtarist. Ai ndërtohet sidomos me “klauzolën kushtetuese të integrimit” (neni 122/3), me klauzolën e delegimit të kompetencave ndaj organizatave ndërkombëtare (neni 123) si dhe me atë të “simetrisë së kufizimeve të të drejtave”  (neni 17/2). Ky fakt, i jep asaj një identitet të përbashkët me kushtetutat e hartuara pas rënies së sistemit komunist si dhe me kushtetuta të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Cukani, 2014). Ai është përforcuar edhe përmes amendamentit kushtetues për Reformën në Drejtësi (2016). Në këtë të fundit u parashikua “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit” si organ i përkohshëm, që mbështet procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga ana tjetër, Legjislacioni i Bashkimit Evropian mbron identitetin kombëtar kushtetues (Traktati  i Lisbonës dhe Karta e të Drejtave Themelore të BE-së).

Meqënëse parimet themelore të Kushtetutës sonë janë përgjithësisht vlera universale të përbashkëta, shtruam pyetjen se çfarë mund të konsiderojmë vlerë të veçantë për identitetin e Kushtetutës sonë? Në një diskutim të hapur me rastin e këtij përvjetori morëm disa përgjigje nga pjesëmarrësit pedagogë e studentë, të cilat shprehnin  këndvështrime të ndryshme. Njëra prej tyre lidhej me bashkëjetesën fetare dhe bashkëjetesën me pakicat e vendit. Tjetra shënjestroi nenin 17/2 të Kushtetutës, i cili si rrallë kushtetutë tjetër vendos simetrinë e kufizimeve të të drejtave të Njeriut me ato të parashikuara në Konventën Evropiane (KEDNJ). Për më tepër, kjo klauzolë është zhvilluar mjaft jo vetëm nga Gjykata Kushtetuese, por edhe nga vetë Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut, duke i dhënë një identitet të veçantë kushtetutës sonë. Megjithatë, tërhoqi vëmendjen përzgjedhja e nenit 3 në lidhje me nenin 8 të Kushtetutës. Sipas tyre, Kushtetuta e Shqipërisë mbron identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare, mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar jashtë kufijve të vet, mbron shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, si dhe ndihmon ata “…për të ruajtur e  për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.” Zbatimi i tyre krijon një identitet kushtetues të dallueshëm nga kushtetuta të vendeve të tjera, pasi pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë kufijve të vendit. Prandaj, përpos “identitetit tejkombëtar” mund të flasim edhe për një “identitet kombëtar tejkufitar”. Këto përsiatje mund të zgjeroheshin nëse do të kishim një interpretim kushtetues të nenit 8 nga Gjykata Kushtetuese.  Sidoqoftë, në vendimin e saj lidhur me votimin e shqiptarëve të diasporës Gjykata Kushtetuese ka ndjekur të njëjtën qasje. Ajo konstatoi se Kodi Zgjedhor, megjithëse krijoi pritshmëri të ligjshme për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk ka parashikime të qarta për votimin e tyre (VGJK 38_22). Prandaj, vendosi të detyrojë Kuvendin që brenda një viti të plotësojë boshllëkun ligjor. Shqetësimi kushtetues është se, edhe pse ka mbetur pak kohë nga përmbushja e afatit, ende nuk kemi një përgatitje që premton zbatimin në kohë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mbyllje, mund të themi se vazhdimi i diskutimit mbi identitetin kushtetues është i shëndetshëm për  respektimin dhe zbatimin me efektivitet të Kushtetutës.

Next Post
Videolajm/ “Skënderbeu” përshëndet paradën kuqezi në Tiranë

Videolajm/ “Skënderbeu” përshëndet paradën kuqezi në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

December 25, 2025
Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

December 25, 2025
“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

December 25, 2025
Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

December 25, 2025
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com