Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai që ka konfirmuar se një ambasadë e huaj në Tiranë u ka kërkuar të heqin nga listat e kandidatëve dy persona.
Sipas tij, mazhorancës i është kërkuar nga një ambasadë e fuqishme të mos kandidojë dy figura që kanë pasur probleme me deklarimin e pasurisë në ILDKPKI.
“Kemi pasur një komunikim me një mabasadë që ka informacion për shkak të kapaciteteve të saja të mbledhjes se informacionit. Na është kërkuar për dy kandidatë në fillim dhe të dy ata nuk janë kandiduar” – ka thënë Balla.
Më pas deputeti socialist ka shtuar se socialistëve u është kërkuar informacion edhe për një person të tretë. Deklaratat e tij erdhën në emisionin Top Show ndërsa në Parlament po diskutohet për dekriminalizimin e politikës shqiptare.









