• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “alibi” për paqe, pasi ka caktuar një datë lufte

by Mero Baze
27/07/2019 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti i opozitës shqiptare, Ilir Meta, po përgatitet të justifikojë një valë të re dhune dhe përpjekje për destabilizim në vjeshtën e këtij viti, duke u përpjekur të justifikojë dështimin për negociata me shumicën.

Në një letër drejtuar OSBE, Ilir Meta ka bërë përpjekje maksimale të shantazhojë OSBE përmes thirrjes për negociata, duke ju referuar 13 tetorit si një datë lufte, një javë para hapjes së mundshme të negociatave me Bashkimin Europian.

Letra është vazhdim i përpjekjeve të Ilir Metës për të përçarë Perëndimin lidhur me krizën shqiptare. Siç u mundua aq shumë edhe para 30 qershorit, kur gjente dy lobistë të PD në Gjermani, Orbanin në Hungari dhe ndonjë lindor të Këshillit të Europës, për t’u kapur me thonjë pas idesë se Perëndimi nuk është i gjithi kundër projektit të tij për luftë civile.

Në atë diare anti-perëndimore, OSBE ka qenë targeti i parë i molotovëve të tij. Militantë të tij personal, i shkuan deri në banesën ku jeton ambasadorit të OSBE në Tiranë, për ta kërcënuar për qëndrimet zyrtare të OSBE. Dhe jo vetëm që i dhunuan banesën, por e mbrojtën publikisht këtë akt agresioni, si qëndrim të drejtë e kurajoz kundër Perëndimit.

Më pas, në diarenë e tij anti-perëndimore, Ilir Meta ka paditur SHBA dhe Italinë, si dy vende me të cilat ai refuzonte dhe të takohej për konsultime për krizën.

E gjithë kjo, me shpresë se projekti i dhunës dhe luftës civile më 30 qershor, do të triumfonte dhe ai do të mundte të përçante Perëndimin me krizën shqiptare.

Nuk e përçau dot dhe pamvarësisht se Ilir Meta nuk ja kërkoi kurrë Perëndimit, Perëndimi ndërhyri në krizën shqiptare dhe e zgjidhi atë.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor ishte një kontribut historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që groposën projektin e luftës civile në Shqipëri dhe strukën promotorët e këtij skenari në strofkullën e tyre.

Tani Ilir Meta po projekton valën e dytë të dhunës në vend, para hapjes së negociatave në tetor. Frika e tij, që herë herë i del dhe me zë të lartë, është se Shqipërisë mund t’i hapen negociatat, përkundër situatës atipike politike në vend, dhe po kërkon të rikthejë krizën në pikën zero, duke shpikur një proces të ri zgjedhor, më 13 tetor, si e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë në javën e flakës, para se të merret vendimi.

Edhe pse ky tani është thjesht një president dëshirash dhe jo një president vendimesh, në këtë rast vlen t’i lexohet dhe dëshira, për të kuptuar skenarin e dhunës në Shqipëri para hapjes së negociatave.

Dhe janë dy ngjarje të shpikura nga Ilir Meta, që e shpjegojnë qartë.

E para, është letra drejtuar OSBE-së për të negociuar krizën, duke e ditur qëndrimin e OSBE dhe luftën që ka bërë ndaj saj. Dhe e dyta, shpikja e 13 tetorit.

Në fakt, e para është shpikur për të justifikuar të dytën, dhe të dyja bashkë për të justifikuar skenarin e dhunës.

Duke bërë sikur kërkon paqe, dhe duke caktuar një datë lufte, Ilir Meta thjeshtë po tenton të përgatisë një skenar si para 30 qershorit, tashmë në anën e kundërt.

Ndërsa më 30 qershor ai ishte kundër zgjedhjeve, edhe pse ato ishin në afat kushtetues, tani ai është pro zgjedhjeve, edhe pse qeveria i kryer zgjedhjet dhe KQZ me OSBE i kanë çertifikuar ato.

Pra ai ka caktuar 13 tetorin si datë lufte, jo datë zgjedhjesh, ngaqë është një javë para negociatave. E do doemos të prodhojë një skenë zjarri për ekranet televizive, me qëllim që të ndikojë sado pak negativisht në vendimin që do të merret më 18 tetor për Shqipërinë.

Ndaj mos u lodhni të kuptoni gjë se çfarë i ka kërkuar OSBE në letrën që i ka dërguar. Nuk është duke i kërkuar asgjë. Është një letër kërcënuese, duke ju treguar, se ai ka vendosur një datë lufte, që shpreson t’i dalë zot.

Shpresoj mos t’i ketë bërë prapë llogaritë me Lulzim Bashën, se ai një ditë para çdo lufte fik telefonin dhe nuk e gjen dot.

Nuk e kishte keq idenë e parë si Allende, dhe mund t’i rikthehet. Ajo mund t’i bëjë punë.

Next Post
Seks, drogë dhe rock n’roll/ Emrat e mëdhenj të muzikës si Freddie Mercury, Amy Winehouse dhe Mick Jagger

Seks, drogë dhe rock n’roll/ Emrat e mëdhenj të muzikës si Freddie Mercury, Amy Winehouse dhe Mick Jagger

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In