Një burrë ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese teksa ka qenë duke punuar.
Blutë bëjnë më dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.M, 40 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” të Fierit.
40 vjeçari është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /l.m











