Një 18-vjeçar nga Croënsville, Maryland, i quajtur Jack Andraka, është shkencëtari më i ri në botë. Ai ka shpikur një metodë të re për të zbuluar disa lloje të caktuara të kancerit më shpejtë se metodat aktuale. Andraka filloi të punojë në krijimin e kësaj metode pas vdekjes së shokut të tij të ngushtë nga kanceri i pankreasit. Si rezultat i kësaj tragjedie, Andraka dëshironte të gjente një mënyrë më të mirë për ta zbuluar më shpejtë kancerin.
Për fat të keq, kanceri i pankreasit vret pothuajse 34,000 njerëz në vit. Testet për ta zbuluar atë janë të vjetra dhe kushtojnë shumë. Andraka u fokusua në faktin se problemi kryesor me kancerin është se nuk zbulohet herët, kështu që ai krijoi një test i cili është në gjendje ta zbulojë kancerin në fazat e hershme të tij, transmeton lajminet.
Ai e ka provuar këtë test dhe thotë se është 100% i saktë. Ky test kushton vetëm 3 cent për t’u bërë dhe zgjatë vetëm 5 minuta. Testi funksionon duke përdorur Google dhe Wikipedia, dy faqet më të mëdha hulumtuese online, që janë në dispozicion për pothuajse të gjithë njerëzit që kanë internet. Kështu, testi i shpikur nga ky i ri është 168 herë më i shpejtë dhe 26,000 herë më i lirë se testet aktuale. Shpikja e tij mund të jetë një shpikje shumë e rëndësishme në trajtimet e kancerit, por patenta e kësaj shpikje nuk është pranuar ende që nga koha e shpikjes, gjë që e ka “turpëruar” industrinë e kancerit.
Prezantimi i shpikjes së tij ishte bërë në vitin 2012, por që nga atëherë ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.