• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Niveli skandaloz i UT, Koni fajëson Kulen: Raporti i referohet kohës së tij…

by A R
27/09/2017 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të forta nga drejtuesit e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, që bëjnë përgjegjës rektorin e këtij institucioni për vlerësimin e dobët që UT mori nga agjencia britanike, Mynyr Koni jep një tjetër version për raportin e akreditimit.

“Raporti i vlerësimit përmban dokumentacion dhe aktivitet sipas fushave dhe standardeve të përcaktuara nga grupi i vlerësimit të jashtëm për periudhën 2013-2016, periudhë gjatë të cilës rektor ka qenë Dhori Kule dhe jo Mynyr Koni”, deklaron Koni.

Por ndërsa drejtuesit e fakulteteve ia faturojnë rektorit aktual dështimin, edhe për shkak se sipas tyre ka pasur vonesa në dokumentacion, Koni ngre një pretendim tjetër.

“Dokumentacioni është dorëzuar i plotë dhe brenda afatit kohor të parashikuar. Është një gjykim i pabazuar i këtij individi që e ka shprehur. Së dyti, në takimet e planifikuara me dekanët e UT, Kule nuk ka qenë prezent. Ajo që dua të theksoj është se ka pasur ndonjë individ drejtues të njësive kryesore që nuk ka qenë aspak bashkëpunues, deri diku edhe duke vonuar dokumentacionin”, thotë Koni.

Rektori i Universitetit të Tiranës mendon se qëndrimet kundër tij janë të qëllimshme. “Kjo është një tentativë për të tërhequr vëmendjen, për ta shmangur vëmendjen e bordit të akreditimit”, nënvizon Koni.

Megjithëse ditët e fundit funksionimi i Universitetit të Tiranës është vënë në diskutim, rektori Koni shprehet i qetë dhe me zgjidhje.

“Standardi ka disa kritere. Në rast se një standard që ka 10 kritere dhe nuk plotësohet një kriter, nuk mund të thuhet se standardi nuk është plotësuar. Këto ne i kemi përshkruar në dokumentacionin përkatës. Me mbërritjen e raportit përfundimtar do të mblidhet Senati Akademik dhe nëse do konstatojmë gjykime jo korrekte në përputhje me raportin tonë që kemi përgatitur do t’i drejtohemi Gjykatës Administrative”, shton Koni për TCH./a.m.

Next Post
Habit Gjykata e Apelit, i padituri është edhe paditës

Habit Gjykata e Apelit, i padituri është edhe paditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In