Në këtë moto si dhe në zbatim të “Programit të Edukimit, Ndërgjegjësimit dhe Reduktimit të kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, në të gjitha shkollat 9-të vjeçare të vendit, punonjësit e Policisë po zhvillojnë orë mësimore dhe bashkëbisedim me nxënësit në lidhje me rreziqet që sjellin në rast përdorimi, droga, duhani dhe alkooli.
Këto orë mësimore zhvillohen jo vetëm në zbatim të projektit, por edhe në përmbushje të një prej detyrave prioritare të Policisë së Shtetit, atë të garantimit të rendit e sigurisë në shkolla, të parandalimit të depërtimit të fenomeneve negative në tempullin e dijes, aty ku mëson brezi i ri, e ardhmja e vendit.
Dje dhe sot në shkollën 1 Maji dhe Kushtrimi i Lirisë, me punonjësit e Policisë, Arjolën, Suadën e Elmazin dhe shefin e SPZ-ve Nefailin është zhvilluar një mësimi për ndërgjegjësimin mbi rrezikun e duhanit dhe jo vetëm.
Bashkëbisedimi me nxënësit, pavarësisht se janë në klasë të 6-të, është për tu vlerësuar fakti mbi njohuritë që ata kishin se sa të rrezikshme janë për shëndetin përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoolit.
Ky program është i ndarë në tre faza, ku faza e parë i kushtohet duhanit dhe dëmet që vijnë prej përdorimit të tij, faza e dytë i kushtohet akoolit dhe faza e tretë është për drograt e të gjitha llojeve. /ma.me