
Shabani iu tha qytetarëve, se nëse votojnë Nismën Thurje, kjo parti nuk do të bashkohet as me Ramën dhe as me Bashën në qeveri, por deputetët e kësaj partie do përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
“Ne nuk jemi makialevistë. Nëse na voton ne, nuk do bashkohemi as me Ramën dhe as me Bashën. Ne përfaqësojmë të mirën dhe nuk do të bashkohemi me asnjë. Vettingu i atyre që kanë pasur në pushtet të bëhet.
Basha nëse është gati të dorëzojë vilat, dakord, mirëpo nuk ka për të ndodhur. Ne kërkojmë demokratizimin e partive politike. Të gjitha partitë në Shqipëri nuk janë demokratike. Votues i dashur, nëse ti na voton ne, ne nuk do bëhemi pjesë e qeverisë”, u shpreh Shabani.











