• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma për të klasifikuar Shqipërinë “vend jo i sigurt”, sipërmarrësi: Padi ndaj 40 shoqatave

by A R
18/06/2023 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një letër e hapur e 40 organizatave ndërkombëtare që kërkonin heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta ka shkaktuar reagim, duke vënë përballë  në një debat televiziv, Daniel Nikollën pjesë e kësaj nisme në Britaninë e Madhe dhe sipërmarrësin Dritan Gremi në Tiranë.

Të ftuar në Euronews Albania, Nikolla shprehej se kjo nismë do të ndihmonte azilkërkuesit shqiptarë e veçanërisht në moshë të mitur, ndërkohë që për Gremin kjo nismë çonte në dëmtim të imazhit të Shqipërisë dhe me një kosto shumë të lartë.

“Nuk mund ta kuptoj si mund të jesh shqiptar i suksesshëm në momentin që firmos një letër të tillë, e cila shkon dhe njollos vendin tënd. Dokumenti në fjalë damkos Shqipërinë si një vend jo si sigurt. Arsyet që pashë dhe lexova ishin nga më të ndryshmet, por më kryesorja është që këto arsye janë të pavërteta. Shqipëria nuk është një vend i sigurt, është e pavërtetë. Kur ju ka ndodhur që keni ardhur në këtë qytet dhe jeni ndjerë i pasigurt, i terrorizuar, i grabitur, i rrahur?

Asnjë investitor nuk shkn në një vend që nuk është i sgiurt. Asnjë turist nuk vjen për të bërë pushime. Unë jam nga ata njerëz që kam vendosur të kthehem në këtë vend dhe të luftoj në këtë vend. Dhe ka 15 vite që rrugëtimin e Shqipërisë e shikoj hap pas hapi. Dhe mundin, djersën, sakrificat për të ngritur  edhe imazhin e këtij vendi, nuk mundet që disa njerëz të papërgjegjshëm ta hedhin dëm. Kohët kur me imazhin e Shqipërisë luanin, shkruanin duke e çuar në nivele nga më të ulëta që kanë ndikuar për keq si në investimet e huaja dhe në turizëm duhet të mbarojnë një herë e mire”, u shpre Gremi, i cili shkoi më tej dhe tha se po përgatit një padi ligjore për të 40 organizatat.

“Askush nuk duhet të flasë për imazhin e këtij vendi. Imazhi është i shenjtë. Dhe nëse duam të jemi pak atdhetarë jashtë kufijve të këtij vendi, kujdes çfarë themi, kujdes ku e themi. Unë jam duke përgatitur bashkë me studion time ligjore një padi civile për të 40 shoqatat që kanë nënshkruar këtë dokument dhe ftoj shtetin shqiptar t’i bashkohet kësaj nisme në mënyrë që paçavure të tilla të mos ndodhin dhe të mos ketë askush kurajo të denigrojë imazhin e këtij vendi”, u shpreh biznesmeni.

I pyetur nëse kjo padi do të ngrihet në Shqipëri apo në Britaninë e Madhe, ai tha: “Jam në një situatë që po këshillohem me një mikun tim që më mbështet në të gjitha nismat  e mia ligjore që të shohim se ku do ta kemi këtë padi. Ne do takohemi në gjyq. Unë jam shumë i sigurt për atë që them. Nëse keni fakte për ta mbështetur padinë, mund t’i sillni”.

Next Post
Osmani takon Scholz në Berlin: Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e policëve tanë!

Osmani takon Scholz në Berlin: Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e policëve tanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In