• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nisma “Një brez, një rrugë”, arritje të mëdha që nga nisja në 2013-n

by
21/11/2021 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma “Një brez, një rrugë”, e  inicuar që  në vitin 2013, ka njohur arritje të mëdha gjatë këtyre viteve, me lulëzimin e tregtisë dhe projektet në fushën e  infrastrukturës që po zbatohen në shumë vende të botës.

Nismat e përbashkëta të “Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit” dhe “Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit XXI”, të njohura gjithashtu si nisma “Një brez, një rrugë”, u parashtruan nga Xi Jinping-u në vjeshtën e vitit 2013, gjatë vizitave të tij shtetërore në Kazakistan e Indonezi.

Në një simpozium të nivelit të lartë mbi këtë nismë,presidenti kinez bëri thirrje  për përpjekje  të vazhdueshme në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë” nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta.

Kanë kaluar tetë vjet që kur Kina paraqiti këtë projekt masiv global që synon të përmirësojë infrastrukturën, ndërlidhjen dhe llojet e tjera të bashkëpunimit.

Deri më tani, gjithsej 172 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Po ashtu janë krijuar mbi 90 mekanizma bashkëpunimi dypalësh për të lehtësuar tregtinë, investimet dhe tregtinë elektronike.

Të dhënat e fundit tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia e mallrave e Kinës me vendet e “Një brez, një rrugë” u rrit me 37.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 824.55 miliardë dollarë amerikanë.

Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës në vendet e “Një brez, një rrugë” arritën në 12.89 miliardë dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të këtij viti, 9.2 për qind më shumë se një vit më parë.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë arritur në 170 qytete të 23 vendeve evropiane dhe janë bërë një arterie kryesore për tregtinë midis Kinës dhe Evropës.

Tridhjetë satelitë “Beidou” të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina ofrojnë shërbime navigimi për vendet e “Një brez, një rrugë”.

Nisma mbështet gjithashtu një numër projektesh të ndryshme infrastrukturore në vendet e tjera, si hekurudha Lagos-Ibadan, Zona e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar e Suezit dhe Porti i Pireut.

/b.h

Next Post
Moderatorja seksi ‘shpërthen’ ndaj meshkujve shqiptarë: Nuk kanë këllqe, ja pse nuk zgjasin lidhjet

Moderatorja seksi 'shpërthen' ndaj meshkujve shqiptarë: Nuk kanë këllqe, ja pse nuk zgjasin lidhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In