• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nisma më e mirë në rajon në dekadat e fundit”/ Vuçiç: ‘Ballkani i Hapur’ s’e zëvendëson BE-në

by
07/06/2022 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai pas arritjes në Ohër, ku të mërkurën do të mbahet takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur”, tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën.

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’,” tha Vuçiç.

“Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, shtoi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas arritjes në aeroportin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut. 7 qershor 2022.

Presidenti serb tha se në takimin me liderët e tjerë do të ngrehë çështjen se si vendet e rajonit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në ushqim, energji, gaz, ndërtimin e përbashkët të termocentraleve, veçanërisht termocentraleve të ripërtëritshme.

Ndërkaq, kryeministri maqedonase, Dimitar Kovaçevski, tha se “në çdo takim të ri të nismëtarëve dhe miçve të ‘Ballkanit të Hapur’, ne ofrojmë bashkëpunim më të fortë, komunikim më të lehtë dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik”.

“Të gjitha këto janë të një rëndësie të madhe për kompanitë dhe qytetarët e rajonit. Është kënaqësi që mysafirë tanë në këtë samit janë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët besoj se në të ardhmen do të bëhen pjesë e kësaj nisme të suksesshme”, tha Kovaçevski përmes një postimi në Facebook.

Pjesëmarrësit e nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për takimin e radhës. Të martën ata do të marrin pjesë në një darkë pune, ndërkaq të mërkuren pritet të nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit – në të cilat Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina./REL

/e.d

Next Post
“Do organizohemi me të gjitha degët në rrethe”, deputetja e PD paralajmëron: Do ketë protesta masive së shpejti!

"Do organizohemi me të gjitha degët në rrethe", deputetja e PD paralajmëron: Do ketë protesta masive së shpejti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In