• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisma e Bregut/ Një korridor i gjelbër me BE për transportin e pajisjeve mjekësore dhe ushqimit në rajon

by Java News
18/03/2020 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) organizoi video-konferencën konsultative me përfaqësuesit e gjashtë qeverive të Ballkanit Perëndimor, me BE-në dhe aktorë të tjerë rajonalë për veprime të përbashkëta për të minimizuar pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Sarajevë: ‘Këto janë ditë ku shumëccka ndodh me minuta, si në Bashkimin Europian ashtu dhe në rajonin tonë, dhe koha, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi luajnë një rol kyç. Bashkëpunimi është thelbësor për të pasur një reagim të efektshëm për të luftuar pandeminë. Është me shumë rëndësi të mbeten hapur ‘korridoret brenda rajonit për furnizimet me ilaçe, pajisjet mjekësore dhe ushqime.

Ne kemi përgjegjësinë të reagojmë në mënyrë urgjente dhe të japim kontribut vendimtar në sigurimin e vazhdimësisë se aktivitetit ekonomik, ruajtjen e funksionimit të zinxhirëve ushqimorë dhe parandalimin e përkeqësimit ndaj vështirësive socio-ekonomike që po përjeton tashmë rajoni ynë’, thotë shefja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në video-konferencë.

Pjesëmarrës të këtij takimi tashmë sicc është vënë re m, Online, ishin përfaqësues nga qeveritë; e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bashkimit Europian, Komunitetit për Transportin (TC) dhe CEFTA-s të cilët raportuan situatat aktuale respektive të ekonomive / fushat ku po punohet dhe planet e ardhshme, ku të gjithë theksuan rëndësinë jetike të mbajtjes hapur së ‘korridorit të gjelbër’ brenda rajonit dhe BE-së.

‘Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është i gatshëm të vijojë së ofruari lehtësira përmes kësaj platforme të shkëmbimit të informaconit mes gjithë palëve të interesuara, gjithashtu për zgjerimin e këtij rrjeti për të gjithë pjesëmarrësit nga Europa Juglindore dhe vendet fqinje, përmes komunikimit të rregullt, për të kontrolluar situatën në terren dhe rishikimin e opsioneve për trajtim. Siç u dakordësua, hapi ynë i radhës është përgatitja e konkluzioneve të përbashkëta për t’i mundësuar rajonit që të punojë në ngritjen e korridorit të përbashkët që mundësin qarkullimin lehtësisht të mallrave brenda rajonit dhe më gjerë. Një nismë e tillë është ngritur mbi principet e sigurimit të vazhdimësisë ekonomike, duke shmangur ndërprerjet në shpërndarjen e mallrave dhe duke garantuar kështu shërbimet thelbësore në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë, në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë’, deklaron Bregu duke shtuar se kërkesa rajonale për Bashkimin Europian do të ishte alokimi i fondeve të papërdorura të IPA-së, për t’ju përgjigjur kërkesave të mundshme emergjente nga rajoni.

Takimi i sotëm Online është pjesë e reagimit rajonal ndaj krizës globale që ka shkaktuar pandemia e virusit ‘corona’ , që së pari paraqet rrezik për shëndetin e qytetarve por gjithashtu pritet të shkatojë humbje domethënëse ekonomike për shkak të izolimeve ekonomike. Deri më sot, katër nga gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, dhe ku numërohen me mbi 400 persona të infektuar me Covid-19.

Next Post
Detajet e Covid-19 në Mal të Zi/ Njëra nga gratë ishte nga Ulqini, tjetra nga Podgorica. Ja ku udhëtuan!

Marrin fund legjendat/ Ja pse koronavirusi nuk është krijuar në laborator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën në..

December 18, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In