Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje një nismë të veçantë të ndërmarrë nga nxënësit e shkollave në kryeqytet, që edhe këtë vit kanë treguar me shembuj solidariteti se në ditët festive janë më pranë atyre që kanë nevojë.
Nismës “Dhuro një lodër”, i janë bashkuar këtë herë, nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë që “kanë treguar një shembull solidariteti dhe dashurie me dhuratat për bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara në dëgjim, duke përcjellë gëzimin e festave”.
“Festat e fundvitit bëhen më të bukura kur ndihmojmë njëri-tjetrin”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.