Ka përfunduar ndeshja e parë e EURO 2020 që po zhvillohej mes Turqisë dhe Italisë, me rezultatin 0-3.
Ky Europian nisi me një autogol në 53′ nga Demiral , pas një krosi të Berardi.
Më pas, në 66′ Ciro Immobile ka realizuar golin e dytë dhe në 79′ ishte Roberto Insigne që ka realizuar edhe golin e tretë, me një diagonale të bukur.
Euro 2020 nisi me një ceremoni madhështore në stadiumin Olimpico të Romës, aty ku ka nisur edhe kjo ndeshje e parë e Kampionatit Europian të Futbollit.
Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.
/b.h