Ministria e Shëndetësisë rendit disa rregulla për nxënësit me rinisjen e vitit të ri shkollor.
Iu kërkohet nxënësve që të qëndrojnë në klasë duke ruajtur distancën, të ulur në bankën e tyre dhe të mbajnë maskën.
“Mësues, nxënës, prindër, mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj Covid-19. Respektoni distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse. Parandaloni përhapjen e COVID-19 në shkollë”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Rregullat e rekomanduara nga MSH
-Gjatë qëndrimit në klasë, respektoni distancën fizike prej 1.5 m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë
-Qëndroni ulur në bankën tuaj
-Mbani maskën sipas rekomandimeve
-Kufizoni daljet nga klasa për arsye të panevojshme-përveçse kur duhet të përdorni tualetin apo të largoheni nga shkolla
-Dezinfektoni shpesh duart me solucione me bazë alkooli.
/a.r











