Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.
“Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Kujtojmë se ditën e nesërme nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, që fton besimtarët myslimanë në mbarë botën në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.











