Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ju uron besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Postimi i Begajt:
Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin!
Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!











