Filmi i gjashtë i Die Hard ka nisur xhirimet e tij dhe do të quhet “ Die Hard Year One” dhe pritet që zhvillimet të shkojnë pas filmit të parë ( që u xhirua në vitin 1988).
Kësisoj mendohet se ikona e këtij filmi, aktori famshëm Bruce Willis të mund të zëvendësohet, edhe pse ende nuk ka një konfirmim, nëse 60 vjecçari do të jetë përsëri aktori që do të luajë John McClane.
Zërat për zëvendësimin e mundshëm të Willis erdhën pasi filmi i fundit, ai i pestë, i qujatur “A Good Day to Die hard” nuk pati një sukses të madh ekonomik, duke arkëtuar vetëm 67 milionë dollarë përfitime përkundrejt ksotos së tij prej 92 milionë dollarëve.









