• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin ‘riformatimet’ brenda Bashkisë Vlorë pas zgjedhjes së Brunilda Mersinit si kryetare

by Os De
25/11/2025 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, nuk po humbet kohë dhe ndryshimet në institucion po vijnë njëra pas tjetrës, sikur të kishte hapur sezonin e “riformatimeve”. 

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se pas dorëheqjes së Skerdi Tushes nga posti i shefit të kabinetit, vendin e tij e ka marrë Joliana Llanaj. 

Ndërkohë, mësohet se gati për dorëheqje janë edhe tre drejtues të tjerë me varësi nga Bashkia e Vlorës, ç’ka sinjalizon një ristrukturim të thellë në administratë. Burime nga bashkia bëjnë me dije se Mirela Mishgjoni pritet të jetë pjesë e administratës së re, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse ajo do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme apo atë të drejtoreshës pranë Drejtorisë Juridike. 

Gjithashtu, në vend të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes është komanduar Ariela Çuçi. Duket se Vlora jo vetëm po vishet kuqezi për festat, por edhe po ndërrohet “uniforma” brenda bashkisë me ritme maratone. 

Gjithashtu struktura e ndërmarrjeve publike po pëson ndryshime të thella organizative. 

Mësohet se është miratuar transferimi i shërbimit dhe funksioneve të “Ndërmarrjes së Gjelbërimit” drejt “Ndërmarrjes së Pastrimit”, duke sjellë praktikisht mbylljen e Ndërmarrjes së Gjelbërimit si subjekt më vete. Të gjitha shërbimet që lidhen me mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe pemëve dekorative do të kalojnë nën administrimin e Pastrimit. 

Ndërkohë, Shërbimi i Ndriçimit Rrugor nuk do të funksionojë më brenda strukturës aktuale, pasi ai transferohet si funksion në “Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike”, e cila do të marrë përgjegjësinë për ndriçimin urban dhe mirëmbajtjen teknike të rrjetit. 

 

Next Post
U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

Çështja Balluku, kërkesa e Kryeministrisë në Kushtetuese: Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

December 23, 2025
Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

December 23, 2025
Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

December 23, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

December 23, 2025
Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

December 23, 2025
“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In