Pas temperaturave të ulëta, kanë nisur reshjet e borës në veri të vendit, konkretisht në zonën e Pukës. Bashkia e këtij qyteti i bën apel Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të marrë masat për të mbajtur akset rrugore të hapura.
Sipas bashkisë së Pukës, nuk duhet të përsëritet situata e viteve të kaluara, ndërsa ARRSH duhet të ndërhyjë gjatë natës, pasi nesër në mëngjes mund të jetë vonë. Gjithashtu Bashkia e Pukës kërkon nga firmat të aktivizojnë mjetet dhe te dalin pranë akseve rrugore, pasi do reagojë për çdo rast neglizhence nga ana e tyre. Sipas këtij institucioni, ARRSH duhet të marrë masa dhe për aksin rrugor të Gjegjanit, pasi është ende pa mirëmbajtje.
ma.me