Përmirësimi i ujësjellësit të Elbasanit, do të garantojë 24 orë ujë në ditë për qytetarët. Kështu deklaroi ministrja Balluku gjatë inspektimit të punimeve, së bashku me inxhinierët.
“Unë besoj që është bërë një punë e mirë me informimin e të gjithë popullatës sa i përket angazhimit të qeverisë shqiptare për tu angazhuar tek sistemet e shpërndarjes së ujit.”
Balluku ka marrë dhe shembullin e qytetit të Korçës, i cili prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës.
“Edhe kostoja e këtij produkti tashmë është më e kuptueshme nga qytetarët dhe ne japim rastin e Korçës se si duke paguar pak më shumë Korça ka prej vitesh 24 orë ujë. Uji është me parametrat e ujit të pijshëm, pra parametrat higjenik totalisht të përmbushur.”
Inxhierët garantuan se këto punime do të realizojnë një shpërndarje të rregullt të ujit në qytetin e Elbasanit.
/f.s











