• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nisin me Francën javët kulturore në Sheshin Skënderbej, Rama: Koincidencë e bukur me fitoren e Macron, nisma do kthehet në traditë!

by Java News
25/04/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot e në vazhdim, në Sheshin Skënderbej do të nisë një cikël i javëve ndërkombëtare të kulturës. Shteti hapës i kësaj nisme të qeverisë ishte Franca. Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se kjo do të kthehet në një traditë dhe do të forcohen më shumë urat e bashkëpunimit dhe kulturave mes shteteve. Ai thekoi se ka si qëllim për të rritur kalendarin e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese.

“Do të ketë aktivitete të ndryshme. Natyrisht ë këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave të njohjes, sa më shumë urave të eksperiencave nga më të ndryshmet dhe bashkëpunimit. Qëllimi s’është të konsumojmë aktivitete që fillojnë dhe mbarojnë, por që krijojnë mundësi, shanse për njerëzit tanë në të gjithë ato fusha që prek ky program që më pas të vijojmë me bashkëpunimet e tyre. A-ja është bashkëpunimi mes nesh, Ministrisë së Kulturës dhe diplomatëve në Shqipëri. Unë jam i bindur që hap pas hapi do të fillojë të ndizet zjarri i konkurrencës mes vetë përfaqësive këtu, ambasadorëve, për të bërë sa më shumë prezentë vendin e tyre dhe për të sjellë larmi në këto javë.

Programi synon të kthehet në një traditë. Siç mund ta keni parë nga programi, ky kalendar prek vendet e Evropës dhe prek të gjitha ato vende që gjenden në hartën e marrëdhënieve tona diplomatike. Natyrisht, patjetër të gjitha ato vendeve që duan të jenë pjesë e kësaj serie javësh të kulturës. Programi vijon deri në fund të qershorit. Ky sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture, dialogu dhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi. Ne do të bëjmë çmos për sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen. Franca e hap këtë program. Një koincidencë e bukur bën që të jemi këtu pas një dite të rëndësishme të rikonfirmimit të Emmanuel Macron. Ai është një prej shtyllave mbajtëse të infrastrukturës së BE. Jemi të lehtësuar nga zgjedhjet e djeshme në Francë. Nga ana tjetër, është e padyshimtë që duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vendesh. Franca vitin tjetër të bëjë më shumë përpjekje për angazhimin këtu”, tha Rama./m.j

Next Post
VOA: Rritja e çmimeve në Shqipëri godet shtresat në nevojë

VOA: Rritja e çmimeve në Shqipëri godet shtresat në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In