Kanë vijuar gjatë natës kërkimet për 14-vjeçarin që u fut për peshkim në lumin Seman por nuk është parë më. Kërkimet janë bërë nga banorët të cilët kanë vendosur edhe rrjeta në lumë.
Ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.
Banorë të zonës kanë njoftuar dje policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lumë për t’u larë.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të 14-vjeçarit, edhe pse kanë filluar kontrollet nga banorë të zonës dhe blutë në të gjithë zonën ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve.
Edhe më përpara kësaj familjeje i është mbytur një tjetër djalë në ujërat e lumit Seman, në po të njëjtin vend.
/a.r