• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nisin hetimet për pasuritë e Llallës dhe delegacionit që e shoqëronte në SHBA

by Java News
01/04/2016 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interest, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.
Burimet i thanë ABC News se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.
“Është urdhëruar nga kryeinspektori I përgjithshëm i ILDKPKI-së të nis hetimi pasurore për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jasht në këtë institucion prokruoren Rovena Gashi. Drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha.  Të katër këta zyrtare të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, thanë burimet për ABC News me dyshimin se pasuria e tyre nuk justifikohet.
Po ky burim, konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’I nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.
Gjithashtu burimet thanë se tashmë i janë nënshtruar një procesi të hollësishëm verifikimi të gjithë deklaratat e pasurisë së këtyre zyrtarëve të lartë të akuzës, verifikim ky që do të vazhdoi edhe në deklaratën e pasurisë që pritet brenda dy javë të dorëzohet në këtë institucion për vitin 2015.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshmë vazhdon të hesht në lidhje me axhendën e kryeprokurorit Llalla në SHBA, pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët thanë se prokurori i përgjithshëm nuk kishte takime me zyrtar të FBI-së apo DEA-së. Si dhe për refuzimin e vizës amerikane për drejtuesin e prokurorisë së Durrësit prokurorin Agron Gjana. Burimet thanë se pritet kthimi i kryeprokurorit Llalla në Shqipëri, për të parë se cili do të jetë qëndrimi i tij, në lidhje me futjen e emrit të shefit të akuzës së Durrësit të emëruar nfa vet kryeprokurori në listën e zezë të ambasadës amerikane.
Nga ana tjetër, zyrtarë të ILDKPKI-së, i thanë ABC News se brenda 2 jave të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë si dhe zyrtarët e tjerë duhet të dorëzojnë deklaratat e pasurisë për vitin 2015. Për të gjithë ata që nuk dorëzojnë këtë deklarata, burimet thanë se do të ketë gjoba administrative dhe kallëzime penale. Abcnews

Next Post

Lista e kandidatëve dhe pikët për pjesëmarrësit në provimin e noterisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

February 11, 2026

Mul Noka sulmon kritikët e PD: Të paburrë, ushtarë të një regjimi antidemokratik

February 11, 2026
Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

February 11, 2026
“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In