• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nisin hetimet nga prokuroria, si i krijoi Mark Frroku 10 mln Euro pasuri

by A R
26/10/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuria e deputetit Mark Frroku dhe familjarëve të tij prej 10 ditësh është duke u verifikuar nga eksperti kontabël Greta Dangu për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Shqiptarja.com ka siguruar një kopje të vendimit të prokurorit Madrid Kullolli i cili kërkon nga eksperti të hedh dritë mbi pasurinë e Frrokut dhe familjarëve të tij.

Pjesë e këtij verifikimit pritet të jetë dhe ajo ku deputeti Frroku është aksioner me të vëllain Arben Frroku, ky i fundit në arrati pas dënimit me burg përjetë për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Në faksimilen të cilën Shqiptarja.com e siguron, organi i akuzës kërkon të dijë:
Se cilat janë pasuritë e Mark Frrokut dhe familjarëve të tij sipas certifikatës familjare, pasurie e llogaritur veçmas dhe në total si e paluajtshme dhe asete në shoqëri ku ai ka aksione?

Sa është vlera monetare e kësaj pasurie?

Cilët janë të ardhurat ndër vite të Mark Frrokut dhe familjarëve të tij?

Sa është vlera totale e pasurisë së deputetit dhe familjarëve?

Cilat janë shpenzimet e njohura ndër vite të kryera nga Frroku dhe familjarët e tij?

Si dhe nëse kjo pasuri justifikohet apo jo nga të ardhurat që ka Mark Frroku e familjarët e tij duke bërë diferencën të ardhura shpenzime?

Sipas vendimet të Akuzës nuk ka një datë se kur mbaron ky verifikim mbi pasurinë e familjes Frroku, ndërsa burime të rezervuara për Shqiptarja.com bënë me dije se gjithçka pritet të mbaroj brenda vitit 2015.

Kundershtimi për ekspertin kontabël Greta Dangu
Ndërkohë këtë verifikim të pasurisë dhe caktimin e ekspertit kontabël znj.Dangu vetë deputeti Frroku dhe mbrojtja e tij e cilësojnë si tendencioze pasi sipas tyre ajo është eksperte e caktuar në mënyrë të njëanshme dhe në konflikt interesi nga akuza.

Sa përllogaritet kjo pasuri dhe pse po verifikohet nga prokuroria?
Në prona të paluajtshme dhe aksione në kompani të ndryshme ajo arrin në vlerën e 10 milion eurove, për të cilat vetë deputeti Frroku ka deklaruar se është e ligjshme dhe me burime të justifikuara.

Por nga ana tjetër prokuroria e cila po heton Frrokun për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit të ndodhur 18 vite më parë në Belgjikë, Fshehje pasurie pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive dhe ndërtim të paligjshëm sqaron se ka dyshime se ky kapitali është krijuar nga shfrytëzimi i prostitucionit dhe fitimet nga tregtia e drogës.

Një tjetër fakt që prokuroria ka renditur në vendimin e saj për kontrollin e kësaj pasurie është dhe dënimi i 13 viteve më parë që Mark Frroku ka marrë nga drejtësia Holandeze si person i përfshirë në narkotrafik.

Hetimet ndaj Frrokut janë ende të hapura ndërsa pak ditë më parë parlamenti ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për të dhënë shpjegime juridike nëse mund apo jo ta mbajë Frroku mandatin e deputetit dhe pse për më shumë se 6 muaj ai qëndron pas hekurave.

Next Post

'Monstra' kineze që po ‘çudit' botën me ndërtimin e urave (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga CNN te reagimi zyrtar: si po përpiqet Melania të mbyllë skandalin ‘Epstein”

Nga CNN te reagimi zyrtar: si po përpiqet Melania të mbyllë skandalin ‘Epstein”

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In