Denoncimi i një 22-vjeçarje se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga dy persona ka rezultuar i rremë. Burime të Report TV bëjnë me dije se 22-vjeçarja e ka sajuar historinë.
Ajo është takuar me dëshirën e saj me njërin prej djemëve që e ka njohur në rrjetin social “Facebook”, i cili shoqërohej nga shoku i tij.
Pavarisht se vajza ka deklaruar në Polici së është rrëmbyr dhe është çuar forcërisht në një banesë, Policia e Tiranës thotë se ajo ka shkuar me dëshirën e saj bashkë me dy djemtë.
Sipas Komisiariatit nr.4 në Tiranë 22-vjeçarja nuk ka patur shenja dhune në trup. Gjithashtu ajo refuzoi të bëntë analizat për të përcaktuar nëse ishte përdhunuar. Më herët ajo kishte bërë një kallëzim në Komisiariatin nr.4 se është futur forcërisht në një makinë dhe i janë lidhur sytë. 22-vjeçarja do të hetohet për kallëzim të rremë.
ma.me