• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani tallet me Bashën: Edhe njerëzit e tij të afërt thonë që ky nuk di! Do t’ju them një kuriozitet …!

by Java News
21/07/2021 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka folur sot lidhur me situatën aktuale politike brenda PD-së, si një zë i fortë kritik i partisë së tij dhe kryetarit Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin e FaxNews, Nishani duke folur për krizën që ka kapluar PD-në, tha se Basha është përgjegjësi kryesor i humbjes së Partisë Demokratike.

Bujar Nishani ka treguar dhe një kuriozitet për takimet me anëtarët e PD-së, gjatë fushatës për kreun e Partisë Demokratike. Ai tha që 80% e anëtarëve flisnin ndryshe gjatë takimeve dhe ndryshe në kafene.

Më tej, Nishani bëri dhe një deklaratë ku u shpreh se te Lulzim Basha nuk kanë besim as njerëzit e tij të afërt, për sa i përket aspektit politik.

Pyetje: Takimi i fundit me Bashën?

Nishani: Jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku u diskutua për zgjedhjet e Kryetarit të ri të PD-së. Ishte një mbledhje atipike në lidhje me situatën ku ndodhej PD pas 25 prillit. Ky ka qenë momenti kur jemi takuar së fundmi. Postet nuk kanë qenë objektiv për mua. Për mua kanë rëndësi kauza dhe parimi.

Pyetje: Situata në PD?

Nishani: Nuk paragjykoj me emra askënd. Për mua ka një problem të madh, situata e PD-së si epitet politik. PD sot është një nga elemtentët më të rëndësishëm të sistemit. E keqja më e madhe të vendit është qeverisja. Qeverisja duhet të ndryshohet. Ajo që mund ta ndryshojë është PD. Por në momentin kur PD është e paaftë, atëherë qeverisja mbetet e pandryshuar. Mua më shqetëson që PD në 8 vite nuk arriti të krijojë një projekt bindës. Ka nevojë për analizë, reformim.

Pyetje: Basha dhe marrëdhënia e tij me të tijët brenda PD?

Nishani: Do t’ju them një kuriozitet. U përfshiva në fushatën e kryetarit të PD. Konstatova që 80% e anëtarësisë që ne takuam flisnin ndryshe në takimin formal dhe ndryshe në kafene. Në kafene fliste si qytetarë i lirë, siç flasin shumica dërrmuese e qytetarëve. PD është një vlerë e të gjithë popullsisë. Shumica e qytetarëve thonë se situata në PD është kaotike, në krizë. Përgjegjës për këtë është vetëm Lulzim Basha. Edhe njerëz të afërt të Lulzim Bashës thonë se ky nuk di, në kuptimin politik. Beteja më e madhe që ka PD diten e sotme është beteja me të vërtetën. Nëse vazhdojmë ta mohojmë të vërtetën, ne po i bëjmë një dëm të madh PD dhe Shqipërisë. /m.j

Next Post
“Idiotët me Lamborghini e BMW”/ Erjon Braçe:  Meritojnë të kyçen brenda

“Idiotët me Lamborghini e BMW”/ Erjon Braçe: Meritojnë të kyçen brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In