• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani shpall nisjen e procedurave për plotësimin e vakancës në Gjykatën e Lartë

by Java News
14/04/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Nishani ka shpallur fillimin e procedurave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Lartë, të lënë nga gjykatësi Ardian Nuni. Përveç kërkesave teknike dhe profesionale për vendin e punës, Nishani thekson edhe nevojën që kandidatët të sjellin dhe dokumentin e vetëdeklarimit, sipas ligjit të dekriminalizimit.

Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe në vijim të njoftimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi një vend vakant që pritet të krijohet, nga përfundimi i mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë.

Në zbatim të neneve 3 dhe 4 të ligjit të lartpërmendur, Presidenti i Republikës njofton publikisht, në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe afatin, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesat.

Afati për të paraqitur kërkesat fillon ditën e premte, datë 15 prill 2016 dhe përfundon ditën e hënë, datë 25 prill 2016.

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1- Kërkesë me shkrim,
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar),
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat kombëtare të avokatisë, noterisë, përmbarimit, etj.
4- Të vërtetojë se nuk ka masë disiplinore në fuqi, nuk ka qene i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 5 vitet pararendëse nga data e kandidimit,
5- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Shënim: Në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, aplikantët duhet që brenda afatit të përcaktuar më sipër, bashkë me dokumentacionin e kërkuar të sjellin dhe formularin e vetëdeklarimit, sipas modelit të miratuar me Vendim nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit ose mosparaqitja e tij përbën shkak për mosemërimin në funksionin publik.

Next Post

Raporti i DASH/ Vokshi: Pushteti kërcënon të drejtat e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In