• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani sërish kundër mazhorancës, nuk e dekreton ligjin e mbetjeve?

by A R
14/10/2016 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani do të kthejë sot në Kuvend ligjin për mbetjet të miratuar dy javë më parë me votat e maxhorancës.
Burime pranë Presidencës, i thanë dje gazetës “Panorama” se pas konsultimeve që kreu i shtetit pati me Aleancën kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Industrisë së Riciklimit, ka vendosur që të mos e dekretojë ligjin, por t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim.

Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili muajin e fundit ka qenë në qendër të debatit politik dhe mediatik, u miratua dy javë më parë me 63 vota të maxhorancës, ndërsa deputetët e PDIU-së nuk morën pjesë në votim. Dekreti i Presidentit Nishani, i cili pritet të kalojë të enjten e ardhshme në Parlament, kërkon 71 vota që të rrëzohet nga shumica për ta lënë në fuqi ligjin.

Vendimi

Për të arritur në mosdekretimin e ligjit për importin e mbetjeve dhe kthimin e tij në Parlament për rishqyrtim, Presidenti Nishani zhvilloi konsultime me përfaqësues të shoqërisë civile që e kundërshtuan miratimin e tij.

Një javë më parë, pas takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se në vendimin e tij do të niset nga interesi i qytetarëve, duke paralajmëruar në këtë mënyrë mosdekretimin e tij. “Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e kreut të shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind.

Ju garantoj se për sa kohë do të jem në këtë zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!”, u shpreh Presidenti Nishani pas këtij takimi. Por të interesuar për dekretin e presidentit ishin edhe përfaqësuesit e industrisë ricikluese, të cilët kërkuan takim me kreun e shtetit.

Në takimin me Presidentin e Republikës, përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve paraqitën historikun e industrisë dhe informacione të hollësishme rreth lëndëve të para që përdorin në fabrikat e tyre të riciklimit, si dhe ndikimit të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Sipas ricikluesve, duke lënë mënjanë disinformimet dhe tentativat për përdorim politik, qëllimi dhe interesi i industrisë së riciklimit në vend nuk është thjesht aspekti ekonomik e zhvillimor, por edhe ai i ruajtjes së mjedisit.

Pasi i dëgjoi me vëmendje dhe diskutoi gjerësisht me ta, Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione, si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm. “Çështje kaq thelbësore e të ndjeshme nuk duhen politizuar, në mënyrë që pastaj ato të mos dështojnë”, u shpreh presidenti, duke vlerësuar industrinë e gjelbër./Panorama/a.m.

Next Post
Marko Bello: Nuk ishte dëshira ime për largimin nga PS, ja synimet e PAA në zgjedhje

Marko Bello: Nuk ishte dëshira ime për largimin nga PS, ja synimet e PAA në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In