• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani pret Ministrin e Jashtëm Polak: Pas NATO-s, synimi ynë është BE

by Java News
08/06/2016 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Witold Waszczykovski, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri ku në fokus të bisedimeve ishin përgatitjet e Samitit të ardhshëm të NATO-s, në Varshavë, si dhe për çështje të tjera me interes dy dhe shumë palësh.Nishani ka deklaruar se pas anëtarësimit në NATO objektiv strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Nishani përshëndeti iniciativën e ndërmarrë nga Polonia për mbajtjen e Samitit të NATO-s në Varshavë, më 8-9 korrik të këtij viti, si dhe besimin se kontributi i Polonisë, krahas vendeve të tjera anëtare, do të jetë përcaktues në realizimin me sukses të pritshmërive.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria do të jetë prezente në këtë Samit me vullnetin e palëkundur për të mbështetur çdo iniciativë dhe përpjekje të Aleancës për t’u modernizuar dhe përshtatur me ndryshimet e ambientit të sigurisë. Presidenti Nishani e vlerësoi rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi strategjike për Aleancën dhe theksoi mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të Aleancës nga Shqipëria.

Presidenti i Republikës u ndal edhe në çështjet e bashkëpunimit dypalësh, duke i vlerësuar ato shumë të mira dhe të një rëndësie të veçantë, por që ende janë larg pritshmërisë dhe mundësive reale të bashkëpunimit, veçanërisht në aspektin ekonomik. Presidenti Nishani shprehu bindjen se, falë vullnetit të përbashkët Qeveritë dhe institucionet e specializuara të të dy vendeve do të intensifikojnë kontaktet dhe bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, energjisë së rinovueshme, turizmit e mjedisit.

Presidenti i Republikës shfrytëzoi rastin të falënderonte dhe shprehte mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Polonia, veçanërisht në fushën e arsimit, sportit, kulturës, administratës publike, si dhe në proceset euroatlantike dhe në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Për këtë të fundit, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me rrugën e reformave dhe përmbushur detyrimet për hapjen në një kohë sa më të shkurtër të negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian, si dhe shprehu bindjen se mbështetja e Polonisë nuk do të mungojë edhe në këtë aspekt. “Pas anëtarësimit në NATO, objektivi më strategjik i Shqipërisë është Integrimi i vendit në BE.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendime edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, politikën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit, si dhe sfidat e lindura nga kriza e refugjatëve dhe kërcënimet terroriste dhe ekstremiste. Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria është shumë e angazhuar në aleancat ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare dhe njëkohësisht e predispozuar për të promovuar eksperiencën e saj të kulturës së bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani adresoi përmes Ministrit të Jashtëm polak një ftesë për Presidentin e Polonisë për të  zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme.

Next Post

Bëjini nder lëkurës tuaj... duke u dendur në Kivi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In