• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Nuk rikandidoj për President, nëse Ilir Meta s’më jep votat

by Java News
25/03/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thotë në një intervistë për “Koha Jonë” se ai nuk do të kandidojë sërish për President pa votat e LSI-së.

Po lakohet emri juaj si kandidat për President, por thuhet se kjo është pjesë e pazarit të fshehtë PS-PD për të gjetur pretekstin për të dalë nga çadra. Sa është e vertetë?

Unë jam President i Republikës dhe do vijoj detyren time kushtetuese me axhendë shumë dinamike deri me 24 korrik të këtij viti kur edhe përfundon mandati im i parë. Jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Republikane. Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshem për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë do të deshiroja që forcat politike të mos përdorin figurën e Presidentit për t’i bërë presion njëra- tjetrës. Se cili do të jetë qendrimi i forcave politike në procesin e zgjedhjes së Presidentit unë nuk e di dhe është e drejta e tyre sovrane për të zgjedhur pozicionin e tyre.

Unë nuk besoj në një pazar PS – PD, as PD – LSI.

Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendesimet. Ajo çka kërkon sot opozita është një çështje fondamentale për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Vendosja e një standardi të pa cenueshëm që qytetarët të votojnë të lirë. Kjo është e nevojshme për të gjitha forcat politike pa përjashtim. Kjo çështje mbetet më e rëndësishme se zgjedhja e presidentëve, kryeministrave e kështu me radhë.

Ju e dekretuat ministrin e brendshëm Fatmir Xhafa, por nuk pranuat t’i jepnit doren në betim dhe as të bënit fotografi siç është praktika presidenciale. Nga kjo u dogjen edhe tre ministrat e tjerë. Mendoni se është normale kjo sjellje presidenciale, ndërkohe që përherë keni qenë korrekt me etiken e Kryetarit të Shtetit?

Ceremonia e betimit të ministrave te rinj ka qenë një ceremoni dinjitoze, serioze dhe strikte me Protokollin e Shtetit për të tilla ceremoni. I dhashë dorën, si më dha doren, doli në fotografi, nuk doli në fotografi…., janë thjesht thashetheme të kafeneve që unë nuk i lejoj të futen në punët dinjitare të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kam uruar të gjithë ministrat e rinj për suksese dhe punë të mbarë.

Kur mendoni se duhet të fillojnë procedurat kushtetuese për përzgjedhjen e kandidatëve për President Republike? Dhe a duhet ky parlament apo parlamenti i ri ta zgjedhë Presidentin?

Kohën duhet ta përllogarisin autoritetet e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës sonë (ndodh për herë të parë që Presidenti i ri dhe Parlamenti i ri zgjidhen në të njëjtën periudhë kohore) parlamenti aktual ka të drejtën e zgjedhjes së Presidenti të ri dhe pastaj shpërndahet. Nëse ky parlament nuk arrin ta zgjedhë dot Presidentin në kuptimin kushtetues nuk përbën asnjë problem pasi gjithsesi vendi shkon në zgjedhjet parlamentare dhe funksionet e Presidentit i ushtron Kryetari i Kuvendit deri sa të zgjidhet Presidenti i ri. I vetmi komplikim politik që sjell moszgjedhja e Presidentit është shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare. Në rastin konkret ne shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe nëse zgjidhet edhe nëse nuk zgjidhet Presidenti.

Nëse nuk kandidoni për President, cili mendoni do jetë aktiviteti juaj; në politikë apo në aktivitet të lirë si një ish-president?

Të shohim. Nuk dal dot në pension se nuk kam mbushur as moshen e pensionit.

Nëse opozita nuk futet në zgjedhje a mendoni se do të njihen zgjedhjet?

Unë uroj dhe do të nxis fort këdo që ne të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqiperi. I inkurajoj të gjitha palet të ulen në bisedime dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur për vendin dhe shqiptarët . Asnjë situatë që krijon pasoja për vendin nuk duhet të ndodhë dhe kjo është përgjegjesi e të gjitha paleve. Kultura politike europiane dhe dimensioni i civilizimit që duhet të konsolidojmë kërkon kompromise të dyanëshme.

Prape nëse PS-LSI-PD bien dakort për shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë ju a keni tager kushtetues ta bëni apo si gjendet zgjidhja?

Nëse ky do jetë një vendim i Kuvendit të Shqipërisë, ne, të gjithë të tjerët do përmbushim detyrimet tona. Edhe në një rast të tillë, Shqipëria ka precedentë dhe shembull të mëparshëm.

Edhe një tjetër “nëse”: Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen dhe opozita bllokon procesin zgjedhor me forcë si mendoni: cili duhet roli i Presidentit apo nuk ka asnjë tager kushtetues?

Nuk besoj se opozita ka ndonjë skenar force dhe nuk mund të ketë. Qeverisja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve, por dhe e drejtë e të gjithëve. Modelet dhe tentativat e përjashtimit sjellin kaos, anarki dhe dështim. Duhet të maturojmë kulturën e përfshirjes dhe jo margjinalizimit. Për këtë duhet të mendojmë më shumë vetë ne shqiptarët.

Një pyetje hipotetike: Po të ishin kandidatët për President Republike: Bujar Nishani, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe një kandidate femër, cilin (e) do votonit?

Jam në konflikt interesi këtu, kështu që nuk kam përgjigje.

 Visar Zhiti ju ka bërë akuza tepër të rënda. Komenti juaj?

Nuk kam koment. Do flasin institucionet.

Next Post
Reagojnë tifozët: Ja kush na turpëroi në ndeshjen me Italinë (FOTO)

Tymueset me Italinë, FSHF: Përgjegjës grupi 'ILLYRIAN ELITE', dënojmë ashpër aktin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

LAJMI I FUNDIT/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për Belinda Ballukun

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

Dëshmoi për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Meta: Skenar për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…

December 18, 2025
U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In