• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Një person votoi mbi 7 herë, kjo ka ndodhur kudo/ Ristani: Anëtarëve të PD-së iu mohua e drejta për të votuar

by Java News
16/06/2021 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i ri i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfaqëson sot minorancën në PD. Ish-presidenti Bujar Nishani pjesë e ‘Grupimit për PD’ tha se ai përfaqëson më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.

‘Është një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë s e kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij.

Në Korçë bashkia Korçës ku patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.’- tha Nishani.

Ish-sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i Komisionit të Apelimit brenda PD-së, Arben Ristani duke folur për përjashtimin nga e drejta për të votuar e mbi 28 mijë anëtarëve të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, tha se procesi është absolutisht i pavlefshëm.

Kjo pasi sipas Ristanit anëtarë të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar, nuk kanë mundësi ankimimit, kjo pasi gjykata brenda partisë që shqyrton ankesat ka vetëm kryetarin.

‘Kanë të drejtën kushtetuese që t’u jepet një vendim i arsyetuar se pse ty zotëri të mohohet e drejta për t’u zgjedhur çdo shkelje statutore i jep mundësinë çdo anëtari që të ankohen kundër shkeljes statutore. Është një komision që merr përsipër të gjykojë ankesat për shkeljet satutore. Është kompetencë e Gjykatës së partisë. Por çfarë ndodh, gjykata ka vetëm anëtari dhe nuk anëtarët. Nuk realizon dot shqyrtimin e ankimeve. Mohon të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Të heq të drejtën e ankimit, rrjedhimisht një proces që është në kufij të pavlefshmërisë absolute. Për mua është absolutisht i pavlefshëm.’- tha Ristani.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Nuk e përjashtoi rikthimin në krye të PD, Berisha “tremb” Bashën. Militantët: Rikthim të mbarë

"Sikur 100 vetë të mbeteni, do jem njëri prej jush", Berisha nis fushatën për të marrë PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, lexoi në seancën plenare raportin rekomandues të përfaqësuesve të opozitës të Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku.  Ai kërkoi që Kuvendi të votojë por heqjes së imunitetit dhe t’i hap rrugën drejtësisë për të vijuar hetimet. Bylykbashi tha se ruajtja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku do të përbënte një goditje për integrimin e vendit dhe vetë reformën në drejtësi. Bylykbashi theksoi gjithashtu se vendimet e Kuvendit duhet të mbrojnë interesin publik, reputacionin e Parlamentit, të mos pengojnë drejtësinë dhe të respektojnë kompetencat e sistemit gjyqësor.    “Ruajtja e imunitetit në këtë rast është cenim i barazisë para ligjit, që është vetë thelbi i shtetit të së drejtës. Sot është rruga që ky Parlament të mos bëhet strehë e kriminalëve. Rregullat e imunitetit në vetvete dhe një vendimmarrje për mos heqjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Kuvendi, dhe Kuvendi pa asnjë dilemë duhet të miratojë dhënien e autorizimit për kërkesën e SPAK. Nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe pengimin e drejtësisë, kjo do të ishte një goditje për reformën në drejtësi dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, si dhe një pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç BE-së. Mbajtja e imunitetit do të tregojë hapur mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe do të përbëjë një hap pas në rrugën e integrimit evropian. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë e qytetarëve për t’u bashkuar me familjen evropiane. Duhet të mbështetemi në ruajtjen e interesit publik, në mbrojtjen e reputacionit të Parlamentit, në mospengimin e drejtësisë dhe në mosndërhyrjen në kompetencat e drejtësisë”, tha Bylykbashi.  Sipas raportit, Bylykbashi tha se SPAK ka paraqitur para Këshillit të Mandateve11 fakte penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Ai kërkoi që Kuvendi të votojë për heqjes së imunitetet të Ballukut, duke i hapur rrugën SPAK për të vijuar me masën e sigurisë së heqjes së lirisë ndaj deputetes.  “Sipas SPAK ka paraqitur 11 fakte penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Në përfundim të shqyrtimit nga Këshilli, përfaqësues të opozitës rekomanduan që deputetët të votojnë pro për miratimin e heqjes së imunitetit të Ballukut, duke vendosur dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin apo heqjen e lirisë për Ballukun”, tha ai.  Sipas Bylykbashit, imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal, por ka për qëllim mbrojtjen e funksionimit të Parlamentit. Ky është edhe opinioni i Komisioni i Venecias, sipas të cilit imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye dhe kur akuzat nuk kanë motiv politik.  “Imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor është mbrojtja e vetë Parlamentit dhe funksionimit të duhur të tij, ishte edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Sipas tyre imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye në raste kur akuzat nuk kanë motiv politik. Ushtrimi i përgjegjësisë kushtetuese nga ana e Kuvendit për të dhënë autorizimin që zyrtari të zhvishet nga paprekshmëria duhet të synojë vetëm funksionimin e Parlamentit dhe nëse akuza është e motivuar politikisht. Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë kompetencat gjyqësore. Kuvendi ka vetë një detyrë, të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzive politiko-partiake për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare”, tha ai.  Bylykbashi theksoi gjithashtu se Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë ato gjyqësore, por ka detyrë të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzimeve politike.  “Nga deputetët e pakicës në Këshillin e Mandateve, mbahen në konsideratë standardet e Venecias, sipas të cilit organi që shqyrton imunitetin nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes; vendimi duhet të bazohet mbi faktet, siç parashikojnë autoritetet, dhe jo mbi konsiderata të tjera politike. Kuvendi nuk ka kompetencë për të caktuar llojin e masës së sigurisë”, tha ai,.

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In