Presidenti Bujar Nishani ka marrë pjesë në 71-vjetorin e lëvizjes anti-komuniste në Malësinë e Madhe, nga ku ka deklaruar se reforma në drejtësi po pengon hapjen e dosjeve pasi sipas tij një nen pengon hetimin e krimeve të komunizmit. Nishani ka kritikuar dhe ligjin për hapjen e dosjeve i cili nuk mund të jetë i plotë për të, pa ligjin për lustracionin.
“Ligji për hapjen e dosjeve është i paplotë pa ligjin e lustracionit”, ka deklaruar Nishani, i cili ka nënvizuar se hapja e dosjeve nuk është një hakmarrje ndaj zyrtarëve të regjimit të atëhershëm.
Në fund, kreu i shtetit ka prekur edhe pr.ligjin për pronat, duke u shprehur se, “është e pabesueshme që Parlamenti voton një ligj që lejon konfiskimin”.
Në fund të fjalimit, Nishani ka nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës lëvizjen anti-komuniste.