Presidenti Bujar Nishani ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, i mbajtur në Bullgari, nga ku ka theksuar se takime të tilla krijojnë mundësinë për të diskutuar mbi sfida të rëndësisshme.
Nishani ka folur rreth integrimit të vendeve të europës juglindore në BE, luftën ndaj terrorizmit apo krizën e emigrantëve.
Në përmbyllje të samitit, pjesëmarrësit kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku theks i është vënë rolit që luan ky samit në procesin e integrimit si dhe angazhimin për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe adresuar sfidat dhe kërcënimet e reja për sigurinë dhe stabilitetin e Europes Juglindore, duke theksuar dhe rolin e NATO-s dhe të OSBE-së. java/ a.k