Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në kremtimin e 1-vjetorit të vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, në vendin tonë.
Është kremtuar njëvjetori i vizites se Papa Françesku në Shqipëri, veprimtari qe u organizua nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe e drejtuar nga Imzot Angelo Masafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Gjatë këtij kremtimi u prezantua libri “Papa Françesku në Shqipëri” dhe të pranishmit, mes të cilëve ishin përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të komuniteteve fetare në vend etj, përjetuan edhe një herë së bashku çastet më të rëndësishme dhe më mbresëlënëse të Udhëtimit Apostolik të Shenjtërisë së Tij, duke ndjekur edhe një dokumentar të shkurtër filmik.