Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vizituar paraditen e sotme ambientet e Qendrës Rinore Tiranë, një ambient ky i krijuar nga MMSR në ambientet shtetërore të dhëna me qira një ish-diskoteke.
“E prita jo vetëm me kënaqësi por edhe me dëshirë ftesën tuaj për të parë nga afër punime e kontribute, por edhe për të komunikuar nga afër sebashku. Më lejoni t’ju shpreh vlerësimin maksimal dhe falenderimet e mia për ambiciet dhe vullnetin e të gjithe të rinjve” – tha Nishani.
Nishani theksoi se zhvillimi i talentin dhe i mendimit ka rëndësi të veçantë dhe se artistët dhe të rinjtë janë frymëzimi më i mirë.









