Nishani-Llalla takim për raportin e DASH
Presidenti Bujar Nishani dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kanë zhvilluar një takim në Presidencë pa praninë e mediave.
Takimi që ka zgjatur rreth 30 minuta, mësohet se ka pasur në qendër të vëmendjes raportin e fundit të DASH mbi cështjet e trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe punën e Prokurorisë në lidhje me hetimin dhe zbardhjen e cështjeve që rezultojnë të jenë pa autorë.
Kreu i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurori intensifikimin e hetimeve për cështjet që kanë lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe zbardhjen e shumë prej cështjeve që kanë mbetur ende pa autorë, edhe pse janë të ndjeshme për opinionin publik.