Ligji i shumëdebatuar për ‘Arsimin e Lartë’ nuk është dekretuar nga presidenti Bujar Nishani, i cili e ka kthyer atë për shqyrtim. Në një relacion të gjatë, nishani shprehet se ky ligj nuk garanton autonominë universitare.
“Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri” – shkruhet në dekretin e Presidentit.
Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës shprehet se shteti ka detyrimin të sigurojë një të drejtë efektive të aksesit në institucionet ekzistuese.









