Presidenti iRepublikës Bujar Nishani vlerësoi me dekoratën e lartë “Flamuri i Kombit”, ish-kryeminsitrin Sali Berisha.
Dekorimi për Berishën është dhënë për kontributin e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990.
Motivacioni i Presidentit për dekoratën:
“Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist.
Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euroatlantike”.
Së bashku me Berishën janë dekoruar edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja Studentore e Dhjetorit.
Në pritjen e organizuar nga Presidenti me rastin e 8 dhjetorit nuk morën pjesë ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Duke i’u referuar burimeve nga selitë diplomatike, disa media raportojnë se ambasadorët nuk morën pjesë pasi kreu i shtetit nuk dënoi dhe nuk u distancua nga dhuna e protestuesve.