Në datën 2 qershor Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar një mbledhje me tone jo të qeta.
Kulmi ka arritur pas një replike mes anëtarëve ndërsa në mbledhje diskutohej rasti i një gjyqtareje.
Një prej tyre tërhoqi vëmendjen mbi faktin që debati për një gjyqtare të thjeshtë po zgjatej pa kuptim në një kohë që KLD miratoi në mbledhjen e kaluar krerë gjykatash të cilët nuk janë në përputhje me të gjithë kriteret që detyron ligji.
Këtu ka patur një ndërhyrje të anëtarit Gjin Gjoni i cili shprehu mosaprovim me këtë vërejtje.
Në krah të Gjonit i ka dalë menjëherë presidenti Bujar Nishani, raporton gazeta Dita.
Fjalët e tij meritojnë vëmendje:
“E shikon (i është drejtuar ai Gjonit) që neve këtu na duhet të përballemi me provokime të rënda. Por ne do rezistojmë…” – është shprehur Nishani.
KLD do mblidhet sërish këtë të premte.









