Presidenti i Republikës ka dekretuar sot emërimin e gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit.
Dekretet e publikuara sot sjellin emrat e 6 personave, 3 femra dhe 3 meshkuj. Këto emërime vijnë pas takimit që Bujar Nishani ka pasur sot me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit dhe kryeprokurori Llalla janë parë më herët të hynin në presidencë.
Emrat e gjyqtarëve:
Bari Shyti
Amarildo Laçi
Arjan Qafa
Bernina Kondi
Fjoralda Prifti
Enkeleda Softa