Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëve të rinj të universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 20 prillit.
Pasditen e sotme në presidencë u organizua ceremonia e posaçme, ku 12 rektorë, që do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend, do të marrin zyrtarisht detyrën.
Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare janë:
Mynyr Koni (Universiteti i Tiranës), Arben Gjata (Universiteti i Mjekësisë), Andrea Maliqari (Universiteti Politeknik), Bahri Musabelliu (Universiteti Bujqësor), Kastriot Çaushi (Universiteti i Arteve), Agron Cuka (Universiteti i Sporteve), Kseanela Sotirofski (Universiteti i Durrësit), Roland Ziso (Universiteti i Vlorës), Skënder Topi (Universiteti i Elbasanit), Adem Bekteshi (Universiteti i Shkodrës), Bektash Mema (Universiteti i Gjirokastrës) dhe Ali Jashari (Universiteti i Korçës).
(javanews.al /r.a)