• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani dekoron klerikë të besimit bektashian

by Java News
07/09/2015 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nishani dekoron klerikë të besimit bektashian

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi sot me Dekoratën “Flamuri Kombëtar” ish-Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi (pas vdekjes) për sakrificën e lartë në ruajtjen dhe kultivimin e besimit bektashian gjatë regjimit komunist; kontributin në forcimin e lidhjeve dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri si dhe për rolin udhëheqës në ringjalljen e këtij besimi në vitet ’90-të të shekullit XX.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mjediset e Presidencës, Nishani nderoi gjithashtu ish-Kryegjyshin Botëror Kamber Ali Dede (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” për qëndrimin stoik dhe besnikërinë e palëkundur ndaj besimit bektashian si dhe për sakrificën sublime nën kushtet e egra të terrorit komunist, si dhe Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në vlerësim të kontributit të shquar dhënë për ruajtjen dhe vazhdimin me besnikëri të traditave më të vyera bektashiane si dhe konsolidimin e Selisë së Shenjtë Botërore me qendër në Tiranë.

Presidenti Nishani si përfaqësuesi më i lartë i institucioneve të shtetit shqiptar shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen personale dhe institucionale ndaj besimit fetar, mirësisë që sjell ai në jetën tonë të përditshme.

 “Jo më larg se dje, –  u shpreh Presidenti, – në prani të qindra miqve të ardhur nga shumë vende të rruzullit në kuadër të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme” me rastin e përvjetorit të njëzetë të rivendosjes së paqes në Ballkan pata mundësinë dhe kënaqësinë t’u drejtohem atyre duke nënvizuar me krenari atë që tashmë është pjesë e identitetit tonë kombëtar: Tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston midis besimeve fetare në Shqipëri! Them me krenari, sepse toleranca dhe harmonia përbëjnë një vlerë dhe një e vërtetë më se e padiskutueshme e të kulluar shqiptare!”

Next Post

Getoari dhe Luana vodhën këngën e Breshkave Ninxha (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In