• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani dekoroi në fshehtësi SHISH-in pas informacioneve që i dha Visho Ajazi

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani nuk ka kursyer dekoratat e tij dhe për Shërbimin Informativ Kombëtar, që tashmë drejtohet nga Visho Ajazi Lika. Vendimi për të dekoruar SHISH me medaljen e “Artë të Shqiponjës” është dhënë në 4 korrik të këtij viti, ndërkohë që vetëm ditën e sotme (Dje) është bërë publik lajmi. Dekorimi i SHISH nga presidenti vjen pas informacioneve të saktë që Ajazi i ka dhënë presidentit për ekzistencën e një pajisje përgjuese, e cila deri pak kohësh administrohej nga Policia e Shtetit, raporton Shqiptarja.com.

Njëherësh presidenti Nishani vlerësoi punën e SHISH për arritjet e tij në hetimin e rasteve në Shqipëri të personave që janë të lidhur me organizatën terroriste ISIS. Sipas presidentit Nishani të gjithë punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),drejtues njësish dhe inspektorë, kanë qënë dhe janë të angazhuar në zbatimin e prioriteteve të miratuara nga Qeveria shqiptare dhe përmbushjen me profesionalizëm të të gjitha detyrave të dala për këtë qëllim, sipas drejtimeve të ndryshme. Vlerësohet se këto detyra janë kryer në mënyrë korrekte, duke parandaluar veprime dhe situata që mund të cenonin Sigurinë Kombëtare të vendit.

“E kemi konstatuar dhe transmetuar edhe më parë se këto detyra janë kryer në bashkëpunim dhe koordinim me institucione të tjerë ligjzbatues shqiptarë si dhe me shërbime të tjerë partnerë. E kemi theksuar vazhdimisht rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe koordinimi për avancimin sasior dhe cilësor të sukseseve për përmbushjen e misionit ligjor të SHISH. Me krenarinë që buron nga angazhimi serioz i SHISH, jemi të gëzuar t’ju transmetojmë se një vlerësim i tillë, është konkretizuar me akordimin nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Bujar Nishani, nëpërmjet Dekretit të Tij nr. 9668, datë 29.06.2016, të Dekoratës së Artë të Shqiponjës për Shërbimin Informativ të Shtetit; dekoratë e cila iu dorëzua

Drejtorit të SHISH, z. Visho Ajazi Lika” thuhet në njoftimin e presidencës. Dekorata është akorduar me këtë motivacion: “Për punën, përpjekjet, sakrificat dhe arritjet e vazhdueshme 25 vjeçare të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit në realizimin me guxim, qëndrueshmëri, besnikëri, përkushtim e vetëmohim të detyrave të tyre ligjore; për forcimin e sigurisë së shtetit e qytetarëve të tij, si dhe për garantimin e suksesit të zhvillimit ekonomik, shoqëror, liberal e demokratik të vendit”.

Nga ana tjetër Visho Ajazi Lika tha se “SHISH ka bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh me shumë shërbime sekrete partnere, është një partner i besuar në komunitetin e shërbimeve sekrete të NATO-s dhe të Evropës Perëndimore; është aktor kontribuues dhe i vlerësuar për rolin e dorës së parë në luftën kundër terrorizmit, në sigurinë rajonale dhe atë euro-atlantike. SHISH ndan informacion, analiza e vlerësime si dhe organizon operacione të përbashkëta me disa prej partnerëve dhe aleatëve tanë strategjikë”.

ma.me

Next Post

Kapja (aspak) e çuditshme e Ilir Metës pas kauzës së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In