• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani: Artikuluesit e tezës së shkrirjes së PD dhe largimit të politikanëve me mbi 20 vite karrierë, me probleme të rënda integriteti

by Java News
18/10/2021 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish presidenti Bujar Nishani, i cili është në mbështetje të hapur të Berishës në nismën e tij për t’u rikthyer në krye të PD dhe largimit të Bashës, është shprehur kundër të gjithë atyre që artikulojnë tezën e shkrirjes së PD dhe të largimit të atyre politikanëve që kanë mbi 20 vite në politike.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Nishani thotë se të gjithë ata që i përmbahen kësdaj teze apriori, kanë probleme të mëdha integriteti.

Postimi i plote i Nishanit:

Në zhvillimet e debatit politik të kohëve të fundit, po tentohet ti jepet vokacion dy tezave.

Ajo që ; “si ka mundësi që Partia Demokratike e Shqipërisë, ekziston ende, kur shumë parti që lindën në Evropën Lindore pas rënies së komunizmit, nuk eksistojnë më” ?

Dhe teza tjetër, që artikulohet prej disa personazheve në ekrane televizive, se ; “të vjetrit në politikë”, duke patur në fokus individë me karrierë 20 apo 30 vjeçare, duhet të largohen për ti lënë vendin të rinjve !

I mora këto dy teza ti analizoj për faktin se së pari janë tërësisht spekulative, por dhe tregues i problemeve të rënda kulturore dhe të integritetit që mbartin përçuesit e tyre.

Ata që çuditen nga vijimi i ekzistencës dhe mbështetjes masive për Partinë Demokratike që vijon prej 30 vitesh në pluralizmin shqiptar, çuditërisht nuk pyesin se si vijon të ekzistojë ende Partia Socialiste, parti e themeluar prej 80 vitesh, mbartëse e 50 viteve diktature të egër vrastare e varfëruese për shqiptarët.

Ndryshimi i fundit i emrit prej saj ishte vijimësi i ndryshimit të emrit disa herë në këto 80 vite ekzistence, pa ndryshyar asgjë tjetër.

Kjo hipokrizi ekstreme i bën krejt të parëndësishëm ata që “çuditen” nga vijimi i mbështetjes për Partinë Demokratike.

Nevoja për reformimin dhe modernizimin e saj, padyshim sot është më e nevojshme se kurrë më parë !

Ndërsa të gjitha ata që artikulojnë largimin automatik nga politika për këdo që ka 20 apo 30 vite që merret me të, kanë probleme të rënda kulturore dhe integriteti.

Kanë problem kulturor pasi në një shoqëri të lirë dhe moderrne askush nuk duhet të pretendojë të imponojë pikpamjen e tij mbi tjetrin pa u provuar në ballafaqim, konkurim dhe matje idesh, pikpamjesh, modelesh.

Gjykimi mbi to bëhet nga shoqëria me mjetin më sublim që mbart ajo. Vota !

Ata nuk e kuptojnë dot se politika është profesion si çdo profesion tjetër.

A mund ti thuash një gazetari se meqë ti ke 20 vite që merresh me gazetari, ik tani se boll u more me këtë punë ?

A mund ti thuash një pedagogu universitar që ka 20 vite që bën atë punë, mjaft më se je bërë i mërzitshëm, ik tani, hapi rrugë të rinjve që diplomohen çdo vit fakulteteve tona ?

A mundet ti thuhet një mjeku në spital ; ke shumë kohë këtu, jemi lodhur duke të parë çdo ditë në sallën e operacionit, ik tani të hyjë një fytyrë e re këtu ?

Ky pra është një kufizim i madh kulturor që i mundon ata individë pedantë.

Por ana tjetër e medaljes është dhe më difektoze për ta, sepse është çështje integriteti.

Ata nuk e perceptojnë dot politikën si kontribut.

Për konceptin dhe mentalitetin e tyre politika është një mundësi veç për të zhvatur diçka.

Dmth, vijnë disa, zhvatin sa kanë mundësi e duhet të ikin që të vijnë ca të tjerë e të zhvasin dhe ata ca.

Ky është një problem i madh i integritetit të tyre.

Këta individë jo vetëm që janë jo seriozë por dhe problematik e kërcënues për interesin publik pasi janë produkt i kufizimeve të mëdha kulturore dhe difekteve karakteriale.

Përveçse janë dhe frikacakët më të mëdhenj ndaj fuqisë së VOTES !

Në botën e qytetëruar, modele të tillë kanë mbetur gjithmonë anash!/m.j

Next Post
Një qurrash si Luli Basha!

Një qurrash si Luli Basha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In