• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Niset në Herat kontingjenti i FA në misionin “Resolute Support Mission”, Kodheli: Dyfishojmë pjesëmarrjen

by A R
10/12/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura nisën në operacionin e NATO-s në Afganistan “Resolute Support Mission”, kontingjentin e parë të batalionit të dytë të këmbësorisë, i cili do të shërbejë në Herat, nën komandën e FA italiane.

Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit shqiptar ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori i Republikës së Italisë Alberto Cutillo, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, deputeti Arben Çuko, komandantë forcash dhe familjarë të pjesëtarëve të këtij kontingjenti.

Në fjalën e tij ambasadori italian Alberto Cutillo konfirmoi lidhjet e ngushta mes forcave të armatosura të të dy vendeve, si dhe vlerësoi në veçanti bashkëpunimin e fundit. “Roli i Forcave  të Armatosura italiane dhe shqiptare vjen e forcohet me pjesëmarrjen në këtë mision, qëllimi i të cilit është dhënia e kontributit të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.”- tha ambasadori Cutillo.

Ministrja Kodheli solli në vëmendje nisjen vetëm 5 ditë më parë të një kontingjenti të Policisë Ushtarake në Kabul të Afganistanit, dhe theksoi se nisja e kontingjentit të sotëm dyfishon pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Resolute Support Mission”.

Zonja Kodheli përmendi shtimin e pjesëmarrjes në misionet e tjera jashtë vendit, dhe nga fillimi i vitit që vjen, pjesëmarrjen në një tjetër mision në Irak. Ajo vlerësoi shtimin e pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare, për të cilat tha se kanë qenë rezultat i angazhimeve që vendi ynë ka marrë si anëtar i NATO-s, ku siç tha ajo “Shqipëria ka një vend të respektueshëm, të njohur dhe me vlerësimet më pozitive.”

Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin me një vend, siç tha ajo “aleat strategjik dhe mik, si Italia”, si dhe shprehu mirënjohjen për qeverinë italiane, “për mbështetjen e pakursyeshme që i kanë dhënë ndër vite, vendit dhe Forcave tona të Armatosura”, si dhe u shpreh e vendosur për vijimin e këtij bashkëpunimi. “Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe e palëkundur të vijojë bashkëpunimin me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Një tjetër projekt i madh që jemi duke përfunduar me Forcat e Armatosura italiane, është dhurimi i armatimit model NATO, që për vitin 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura.”- theksoi ministrja Kodheli.

Kontigjenti i nisur sot është  pjesë e kompanisë “Puma” të b2k të Forcës Tokësore dhe përbëhet nga 40 ushtarakë, mes të cilëve edhe 2 femra.

Ky kontingjent do të shërbejë në Komandën e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës në Herat të Afganistanit për një periudhë 6 – mujore, brenda fushës së përgjegjësisë italiane./a.m.

 

Next Post
FOTOT/ Ish-pjesëmarrësja 48-vjeçare e BB harbon rrugëve…shikoni veprimet e pahijshme

FOTOT/ Ish-pjesëmarrësja 48-vjeçare e BB harbon rrugëve...shikoni veprimet e pahijshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In