• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis zbatimi i Lungomares, Rama: T’i japim Vlorës statusin që meriton

by
12/06/2015 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot nisi zbatimi në terren i projektit të vijës bregdetare të Vlorës, apo i njohur ndryshe Lungo Mare. Pas lidhjes së kontratës me një prej kompanive më prestigjioze ndërkombëtare të përzgjedhura nga Komisioni Europian dhe me financimin tij, projekti hyn në fazën më të rëndësishme, i cili përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare të Vlorës.

Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit informoi se është në përfundim Loti i rërës dhe ai i gjelbërimit, të financuara nga qeveria shqiptare.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë dhe shprehu besimin se transformimi rrënjësor, shumë shpejt do ti dhurojë Vlorës, statusin e një prej plazheve më të bukura të Mesdheut.

“Besoj se është një ditë e mirë për të gjithë skeptikët e Vlorës, që nga sot do të jenë shumë të qetë. Sot, pas lidhjes së kontratës me një kompani prestigjioze ndërkombëtare, e cila është përzgjedhur nga Komisioni Europian dhe me financimin e KE, ashtu siç e kam shpjeguar disa herë nis edhe pjesa më e rëndësishme e projektit, e cila përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare apo të Lungo Mares, që këtu ku jemi, e tek nga turizmi i vjetër deri në fund, dhe bën të mundur që 14 muaj është afati i punimeve, por jam i bindur që mund të bëhet edhe pak më shpejt që të jemi plotësisht gati në sezonin e ardhshëm. Një projekt me standarde absolutisht europiane të të gjithë infrastrukturës nëntokësore që është tërësisht e munguar në këtë zonë dhe të një kompleksiteti shumë interesant që është përcaktuar nga projektuesi, një ndër arkitektët dhe urbanistët më të njohur të Evropës, që fitoi edhe konkursin, duke bërë realitet atë që jemi zotuar që ditën e parë, që do të ketë një nga plazhet më të bukura të Mesdheut, pas as më të voglin diskutim. Më pas do të vazhdojmë me anën tjetër që përfshin të gjithë pjesën e vijës bregdetare nga porti deri tek Pylli i Sodës. Besoj se është një ditë për tu gëzuar sepse më në fund të gjithë procedurat e gjatë burokratike të Komisionit Europian, përfunduan me sukses dhe ja ku jemi tani për të parë një transformim rrënjësor, të paimagjinueshëm vetëm 18 muaj më parë”, u shpreh kryeministri.

Lungo Mare do të finalizohet në një periudhë të shkurtër kohe si një realitet i ri europian, urban, i cili është hapi i parë drejt transformimit madhor për Vlorën dhe Shqipërinë turistike.

Projekti konsiston në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës. Ndërhyrjet e shndërrojnë shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, duke e bërë atë një hapësirë të rëndësishme rekreative e një strehë të preferuar për banorët e të gjitha moshave, si dhe një destinacion tërheqës për turistët e vizitorët.

 

Next Post

Mbyllen hetimet për përgjimin e Merkel nga NSA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In