• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis vlerësimi i pretendentëve për Gjykatën e Lartë/ 11 gjyqtarë në garë për 2 vende

by Java News
12/05/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur vlerësimin e kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Me anë të një njoftimi të disa ditëve më parë, KLGJ-ja ka njoftuar se me anë të shortit ka përcaktuar relatorët për secilin kandidat.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimin nr.82, datë 26.02.2020 (në fushën e së drejtës administrative) dhe me Vendimin nr.85, datë 26.02.2020 (në fushën e së drejtës civile), të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarrjeje, Këshilli përmes shortit caktoi relatorët për secilin kandidat”, shkruhej në njoftim.

Më konkretisht: për kandidaten Albana Boksi është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidaten Alma Hicka është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidatin Gentian Medja është zgjedhur Ilir Toska; Për kandidatin Dhimitër Lara është zgjedhur Marçela Shehu; Për kandidatin Klodian Kurushi është përzgjedhur Marçela Shehu; Për kandidaten Klodiana Veizi është përzgjedhur Alban Toro; Për kandidaten Margarita Buhali është përzgjedhur me short Marçela Shehu; Për kandidaten Manjola Xhaxho është zgjedhur Ilir Toska; Për kandidaten Saida Dollani është zgjedhur relator Alban Toro; Për kandidatin Sokol Ngresi është zgjedhur relator Ilir Toska dhe për kandidatin Sokol Ibi është zgjedhur relator Marçela Shehu. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, të emëruar në detyrë me dekret të Presidentit të Republikës dhe propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e zhvilluar më 5 mars, KLGJ-ja njoftoi se nisi procedurat për përzgjedhjen e kandidatit të katërt për këtë gjykatë, e cila ka një ngarkesë prej më shumë se 35 mijë dosjesh në pritje të shqyrtimit.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë”, njoftoi një javë më parë KLGJ-ja.

kosovari

Next Post
Studimi/ Ja si koronavirusi hyn në trup edhe nëpërmjet syve

Studimi/ Ja si koronavirusi hyn në trup edhe nëpërmjet syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In